JiL.al - Jeto i Lumtur

Po trajtohej në spital, i burgosuri humbet jetën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri A.F.

“I ndjeri, po trajtohej për një kohë të gjatë në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës së Paraburgimit Gjilan për probleme kardiologjike paraprake, ai kishte të vendosura stenta dhe ishte nën mbikëqyrjen e kardiologëve, duke u trajtuar sipas rekomandimeve të tyre”, thuhet në njoftim.

Organet kompetente thuhet se janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Scroll to Top