Arrestohet hajduti serial në Kavajë

Editor
2 Min Read

Një 59-vjeçar u arrestua nga policia pasi dyshohet si autor i një serie vjedhjesh, kryesisht në zonën e Kavajës.

I arrestuari është Pëllumb Zylali, i cili sipas informacionit zyrtar nga policia e shtetit ka realizuar 3 vjedhje brenda një dite, ndërsa po punohet për të zbardhur të tjera vjedhje që mund të jenë kryer prej tij.

Gjithashtu 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim për vjedhje edhe nga policia e Lushnjes.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, ditën e djeshme, për vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të këtyre rasteve, shtetasin P. Z., 59 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas: -më datë 22.08.2024, në lagjen nr. 5, Kavajë, ka vjedhur 2 celularë; -më datë 22.08.2024, në Golem, ka vjedhur sende personale, në një automjet; -më datë 22.08.2024, në fshatin Synej, ka tentuar të vjedhë në një banesë; -më datë 25.07.2024, në Kavajë, ka vjedhur në një banesë.

Më tej, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi P. Z. ishte aktualisht në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 10.05.2024, ka vjedhur në një automjet në Lushnjë, dokumente dhe një shumë eurosh.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 59-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë .

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *