JiL.al - Jeto i Lumtur

Tentoi të fusë drogë në burgun e Fierit, arrestohet gruaja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 66-vjeçare është arrestuar nga policia në Fier pasi ka tentuar që të fusë drogë brenda burgut për një të afërm të sajin.

Pas kontrollit, policia i gjeti Limoza Xhelalit, 32.45 gram kanabis, që u sekuestrua nga policia.

Lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e atleteve të 66-vjeçares, e cila ishte përgatitur për ta takuar të paraburgosurin Mariglen Gashi, i arrestuar për vjedhje.

Forcat e policisë në Lushnjë kryen edhe kontrolle në banesën e saj, por nuk gjetën sende të kundraligjshme.

66-vjeçarja u arrestua dhe akuzohet për Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Scroll to Top