Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari shqiptar 

Editor
1 Min Read

Një 40-vjecar shqiptar është gjetur i plagosur nga kalimtarë të rastit në orët e para të mëngjesit në Irakleo të Kretës.

40-vjeçari me një plagë arme zjarri në këmbë është transportuar në spitalin Pagni të Kretës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht policia greke dyshoi se ngjarja kishte lidhje me një konflikt për motive të dobëta të ndodhur në një klub nate në zonën e Agiou Kostantinou në Irakleo, por dëshmia e të plagosurit e ka mbuluar ngjarjen me mister.

Sipas tij, ai ka qenë duke parkuar automjetin jashtë banesës, kur persona të maskuar e kanë rrëmbyer dhe pasi e kanë çuar në një vend tjetër, e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe e kanë braktisur.

40-vjecari shprehet se nuk ka arritur të identifikojë asnjë nga autorët, ndërkohë sipas policisë ai rezulton të ketë pasur kërcënime të mëparshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *