Fluks këmbësorsh dhe automjetesh që largohen nga Kakavija

Editor
1 Min Read

Fluks këmbësorësh dhe automjetesh që largohen nga Kakavija.

Paraditen e së shtunës dogana e Kakavijës është përballur me një fluks të lartë të këmbësorëve dhe automjeteve në dalje të tokës shqiptare.

Për të evituar radhët e gjata të pritjes në kufi Policia Kufitare në Kakavije ka çuar në 5 numrin e sporteleve në dalje të tokës shqiptare.

Drejtuesit e policisë së Kakavijes kanë kontaktuar me palën greke për të shtuar numrin e sporteleve duke çuar në tre të tillë në hyrje të tokës greke në Kakavije. Fluksi në dalje në këtë doganë pritet të vazhdojë gjatë gjithë javës në vazhdim.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kakavije janë përpunuar 9787 shtetasish në hyrje – dalje nga të cilët 3777 në hyrje dhe 6010 në dalje, ndërsa hyrje–dalje automjetesh janë 3150 gjithsej, ku 1198 janë në hyrje dhe 1952 janë në dalje të R.Shqipërisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *