Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 00:30, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident trafiku, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komoran).
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident është përfshirë një veturë dhe një kamion.