Arrestohet i shpalluri në kërkim për tentativë vrasjeje

Editor
2 Min Read

I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 38-vjeçari në Fier.

‘Komisariati i Policisë Fier finalizon operacionin policor të koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri shoqërore. Kapet dhe ndalohet 38-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri shoqërore, të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vrasje me dashje”, të ngelur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wanted”.

Si rezultat i këtij operacioni në lagjen “1 Maji”, Fier, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar, në banesë shtetasi A. Sh., 38 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. 38-vjeçari, në vitin 2021, në Berat, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat celular që ky shtetas përdorte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme’.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *