JiL.al - Jeto i Lumtur

Kuçovë, përplasi për vdekje 60-vjeçaren , bie në pranga shoferi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gegë, Kuçovë.
Një mjet ka përplasur një 60-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili rezulton se nuk kishte leje drejtimi.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E.B., 20 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në fshatin Gegë, Kuçovë, duke drejtuar mjetin, i pa pajisur me leje drejtimi, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.Gj., 60 vjeçe, banuese në fshatin Gegë, Kuçovë, e cila ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Scroll to Top