Sherr brenda hotelit në Sarandë! Shqiptari dhe 3 turistët francezë

Editor
1 Min Read

Fluksi i sezonit turistik, me pushuesit vendas dhe të huaj në bregdet, shkakton herë pas here edhe incidente me motive nga më të ndryshmet.

Tre turistë francezë dhe një shqiptar, që ishte palë me njërin prej të huajve, janë konfliktuar dhe përleshur mes tyre në ambientet e një hoteli në qytetin e Sarandës, duke shkaktuar kaos dhe dëme.

Policia njoftoi sot edhe marrjen e masave me ndalimin e dy prej të dyshuarve; shqiptarit dhe francezit.

Të ndaluarit janë identifikuar si Laurent Ishmi, 19 vjeç dhe Dylan Tahoundjona, po 19 vjeç.

“Këta dy persona, për motive të dobëta, në ambientet e një hoteli në lagjen nr. 2, Sarandë, janë konfliktuar fizikisht me dy shtetas të tjerë francezë, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e hotelit”, njoftoi policia vendore.

Mbeten të panjohura shkaqet e sherrit mes tre francezëve dhe shqiptarit, teksa hetimet po ndiqen edhe nga prokuroria vendore, me akuzat dëmtime me dashje, shkatërrim prone dhe prishje e qetësisë

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *