Vrau shokun e dhomës në azil, ndërron jetë në spital Zyhdi Shehi

Editor
2 Min Read

Ka ndërruar jetë historiani Zyhdi Shehi, i cili më 8 gusht vrau me bastun shokun e dhomës në një azil privat në Tiranë, Virxhil Vesho.

Pas ngjarjes së rëndë, Shehi u arrestua, por më pas me vendim të trupës gjykuese u shtrua në një spital psikiatrik.

Krimi brenda azilit

Shkak i sulmit u bë një konflikt banal mes dy të moshuarve për krevatin.about:blank

Fillimisht ngjarja nuk u raportua në polici, pasi infermierja kishte njoftuar morgun dhe një agjenci funerale për të tërhequr trupin e viktimës.

“Menduam se ishte rrëzuar dhe kishte vdekur kur e gjetëm”, kanë thënë dy infermieret në polici.

Megjithatë pretendimet e infermiereve Nazime Mulla dhe Glesantina Saraçi nuk i ka bindur hetuesit e Policisë të cilët i arrestuan ato me akuzën “kryerja e veprimeve që pengojnë të vërtetën”.

Grupi hetimor ka dyshime se infermierët nuk kanë kryer punën e tyre siç duhet dhe mbi faktin që nuk kanë marrë në telefon policinë për të denoncuar ngjarjen.

Infermieret njoftuan agjencinë e funeralit, të cilët kanë shkuar dhe kanë marrë trupin e mbështjellë me çarçaf. Ishte stafi i agjencisë të cilët pasi kanë parë trupin kanë vërejtur dëmtime në kokë. Më pas e kanë kthyer trupin në azil dhe kanë njoftuar policinë.

Efektivët kanë këqyrur kamerat e sigurisë dhe pasi morën në pyetje infermieret ato janë shprehur se fillimisht nuk kanë kuptuar se i moshuari të ishte vrarë, por kishin menduar se ngjarja ishte aksidentale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *