JiL.al - Jeto i Lumtur

A ka bërë plagjiaturë presidenti i Republikës?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Presidenti i Republikës Bajram Begaj akuzohet për plagjiaturë akademike. Aktivisti për integritetin akademik, Taulant Muka e ka akuzuar Presidentin se ka bërë plagjiaturë në një artikull shkencor mbi menaxhimin e çrregullimeve gastrointestinale të botuar në vitin 2014.

Denoncimi erdhi sot pikërisht ndërsa Presidenti mbajti një ceremoni dekretimi për rektorët e rinj të universiteteve publike në vend.

Dhe ndërkohë që kërkonte nga rektorët e rinj “përmirësim të kërkimit shkencor”, Begaj, një mjek në profesion dhe që mban titullin shkencor “Profesor i Asociuar” u përball vetë me akuza për plagjiaturë

Studiuesi Taulant Muka në një email që u shpërndau redaksive, përfshirë noa.al, pretendoi se artikulli me bashkautor Begajn është kopjuar në masën 100 për qind nga materialet e leksioneve të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut.

Sipas Mukës, përveç tekstit presidenti vendos edhe të dhënat për SHBA si të dhëna për vendin tonë.

“Tashmë presidenti i shtohet listës së gjatë të shumë figurave politike që kanë ndërtuar karrierën akademike mbi vjedhjen e pronës intelektuale”, thotë ai.

Scroll to Top