JiL.al - Jeto i Lumtur

 Dy motomjete përplasen më njëri-tjetrin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident është regjistruar gjatë mbrëmjes së sotme (26 gusht) në Fier.

Dy motomjete janë përplasur me njëri-tjetrin në fshatin Metaj, e për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit.

Drejtuesit 20 dhe 34-vjeç, janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në fshatin Metaj, Fier, motomjeti që drejtohej nga shtetasi F. Gj., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi K. P., 34 vjeç.

Nga përplasja e motomjeteve janë dëmtuar të dy drejtuesit të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Scroll to Top