JiL.al - Jeto i Lumtur

Ballkanasit kërkojnë lëvizjen falas në BE

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shtetet e Ballkanit Perëndimor pritet që të kërkojnë të përjashtohen nga detyrimi prej 7 eurosh për të hyrë në zonën Shengen.

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor, Britanisë së Madhe si dhe Moldavisë dhe Ukrainës, do të duhet të paguajnë tarifën e vizës prej 7 euro për të hyrë në zonën Shengen.

Kjo do të vlejë edhe për qytetarët e vendeve të tjera që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në BE, si ShBA-ja, Australia dhe Kanadaja.

Leja do të zgjasë për tri vjet, ose deri në skadimin e afatit të pasaportës. Udhëtarët nën moshën 18 vjeç dhe mbi 70 vjeç do të përjashtohen nga pagesa.

Udhëtarët do të duhet të japin informacion personal në int ernet, si adresën dhe punësimin, si dhe dosjen penale dhe informacionin e kontaktit në vendin e destinacionit. Shumica e kërkesave pritet të miratohen brenda pak minutash, por disa vendime mund të zgjasin deri në 72 orë. BE-ja ka konfirmuar po ashtu vendimin qe më datë 10 nëntor të nisë funksionimi i sistemit të hyrje-daljeve (EES) për vendet e zonës Shengen.

Sistemi ETIAS do t’u kërkojë pasagjerëve të ofrojnë të dhëna biometrike si shenjat e gishtërinjve dhe imazhet e fytyrës në kufi.

Kjo është pjesë e masave që synojnë ta bëjnë më të vështirë hyrjen e kriminelëve apo terroristëve në BE me pasaporta false.

Scroll to Top