Ambasada e SHBA: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë

Editor
2 Min Read

Ambasada Amerikane ka publikuar këtë të mërkurë një postim në rrjetin X, ku bën me dije takimin mes të Ngarkuarës me Punë, Nancy VanHorn dhe kreut të SPAK, Altin Dumani e shefit të Seksionit të Korrupsionit të kësaj strukture, Klodjan Braho.

Në postimi ambasada bën të ditur se në takimin mes palëve të sipërpërmendura, zonja VanHorn k shprehur admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK-ut në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke e evidentuar inkurajimin e VanHorn që SPAK të vijojë punën e guximshme në misionin e tyre, deklarat e Ambasadës Amerikane ishte kjo:

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me shefin e SPAK-ut Altin Dumani dhe shefin e Seksionit të Korrupsionit të SPAK-ut, Klodjan Braho, të cilët janë të angazhuar për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe mosndëshkimin në Shqipëri. Znj. VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të drejtuar nga integriteti. Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke i hapur rrugën rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *