Zhduket pa adresë 70 vjeçari, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Editor
1 Min Read

Një i moshuar nga një fshat i Rrethit të Librazhdit rezulton i zhdukur pa adresë prej tri ditësh.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se burime jo zyrtare bëjnë me dije se shtetasi i identifikuar si Ali Belba, 70 vjeç, banues në fshatin Skroskë të Njësisë Administrative Qukës i Bashkisë Prrenjas nuk gjendet prej fillim javës se ku ndodhet.

Të afërmit e tij kanë konfirmuar se nga e Hëna 70-vjeçari ka humbur çdo kontakt me familjarët.

Për humbjen e kontakteve me të është njoftuar policia dhe komuniteti i zonës së Prrenjasit dhe është kërkuar ndihmë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale për gjetjen e 70 vjeçarit nga fshatin Skroskë i Bashkisë së Prrenjasit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *