Një i burgosur në burgun e Idrizovës ka ndërruar jetë, pas prerjeve të thella dhe fatale me xham. Ngjarja ka ndodhur dje rreth mesditës, kur nga Institucioni Korrektues i Idrizovës u raportuar se rreth orës 12:00 në këtë institucion, ka ndërruar jetë në dhomën e vizitës, i dënuari Durgut Fazliu nga Shkupi.
Sipas të dhënave që siguroi ALSAT, ngjarja ka ndodhur pas vizitës së disa familjarëve. 35-vjeçari ka mësuar nga motrat për ndarjen nga jeta të babait të tij, dhe në dëshpërim, ka thyer vetë xhamin, duke prerë dorën dhe nga gjakderdhja e madhe, i riu ka humbur jetën gjatë transportit drejt kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”.