A keni menduar ndonjëherë se sa larg do të shkonit për të mbrojtur makinën tuaj?
Kjo video vjen për të vërtetuar se disa njerëz vlerësojnë më shumë hekurat e llamarinat sesa shëndetin e tyre.
Pamjet u regjistruan nga kamera e sigurisë nga një pikë karburanti ku protagonisti i videos po i hidhte gazin makinës.
Në një moment ai kuptoi se kamioni që do të kthehej pranë tij, do të godiste makinën.
Pa u menduar gjatë, ai e vendosi trupin e tij midis fundit të kamionit dhe derës së pasme anësore të automjetit të tij dhe u përpoq të shmangte përplasjen.
Në fund gjithçka që ai arriti të bënte ishte të lëndohej jashtëzakonisht shumë, pasi natyrshëm makina mori goditjen dhe e gjithë ana u shtyp plotësisht.
Ai shihet se ka dhimbje, ndërsa shoferi i kamionit duket se nuk e ka vënë re ngjarjen.