Lukaku ‘ndez motorët’, iu dërgon mesazhin e fortë tifozëve

Editor
2 Min Read

Romelu Lukaku tashmë i ka “ndezur motorët” dhe iu dërgon një mesazh tifozëve të Napolit. “Ju mund të shihni se tifozët jetojnë për ekipin dhe kjo iu jep stimuj të rëndësishëm lojtarëve, – shpjegoi sulmuesi i ri blu pas stërvitjes së tij të parë në “Castel Volturno”.

– Kur e shihni këtë te Napoli, keni detyrimin të jepni gjithmonë më të mirën tuaj, në fushë ose në palestër, për të qenë gati. Kam mundësinë shumë të bukur të jem në një ekip që dëshiron të ndërtojë diçka mjaft të rëndësishme”.

Lukaku mbërriti te Napoli me një “sponsor” të rëndësishëm, Antonio Conte. Sulmuesi belg ka një marrëdhënie të veçantë me trajnerin dhe nuk e fsheh: “Historia ime me Conte filloi shumë vite më parë. Ai më donte si djalë të madh në moshën 19-vjeçare.

Pati një mundësi disa vite më parë dhe më ngriti në nivel të lartë futbolli, edhe mendërisht. Kam një foto me të kur fituam titullin, për mua është gjëja më e bukur e rrugëtimit tonë. Kur feston ke shkruar historinë, siç thotë ai.

Për ardhjen te Napoli fola edhe me mikun tim të dashur, Mertens. Ai më njeh shumë, shumë mirë dhe më tha se Napoli është bërë për mua. Edhe unë jam gati ta meritoj këtë fanellë”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *