Radhë të gjata mjetesh në Qafë-Thanë, ja shkaku

Editor
1 Min Read

Radhë të gjata mjetesh janë shënuar paraditen e kësaj të shtune në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Qafë-Thanë.

Mjetet në dy dhe tre korsi presin prej më shum se 40 minutash për të kaluar drejt Maqedonisë.

Sipas të dhënave në palën maqedonase e cila është e përbashkët me atë shqiptare punohet me tre sportele aktualisht.

Ndryshe nga pala shqiptare e cila gjatë ditës për të shmangur radhët e gjata aplikon procedura të përshpejtuara, pala maqedonase nuk e aplikon diçka të tillë.

Qafë-Thana këtë sezon veror ka qenë një nga pikat kufitare me fluksin më të madh të kalimeve, ku vetëm gjatë Gushtit kanë hyrë e kanë dalë mbi 300 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe në shumë raste është bërë “makthi” i kalimit për ta.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *