JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndahet papritur nga jeta një ushtar ukrainas i moshës 32-vjeç

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ushtar ukrainas është dërguar këtë të shtunë pa shenja jete në Urgjencën e Prizrenit, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për Prizrenin, Shaqir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, ushtari ukrainas i lindur në vitin 1992 u dërgua në emergjencë nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Më datë 31.08.2024, rreth orës 11:35, emergjenca e spitalit të Prizrenit ka informuar policinë se FSK-ja ka dërguar një ushtar ukrainas të lindur në vitin 1992, i cili kishte pësuar arrest kardiak dhe, sipas mjekut kujdestar në emergjencë, ishte pranuar pa shenja jete,” tha Bytyqi.

Ai shtoi se patrulla policore, së bashku me hetuesit, kanë arritur në emergjencë.

Ndërkohë, prokurori i shtetit është njoftuar dhe rasti është klasifikuar si “Hetim i Vdekjes.”

Hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve (SRH) në Prizren ishin të pranishëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit të ccështjes, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Hetuesit, në koordinim me zyrtarët përgjegjës të FSK-së, kanë marrë të gjitha masat adekuate për njoftimin e institucioneve përgjegjëse lidhur me ushtarin e ndjerë. Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, përfundoi Bytyqi.

Scroll to Top