70-vjeçari shqiptar qëllon disa herë me thikë nusen e djalit në Itali

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka goditur me thikë nusen e djalit.

Mediat italiane shkruajnë se 70-vjeçari Luan Xaxhi, përfshirë në një debat të ashpër me nusen e djalit, ka marrë thikën në kuzhinë dhe e ka goditur disa herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ishin fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e 28-vjeçares.

Sapo kanë mbërritur, efektivët italianë kanë vënë në pranga të moshuarin, të cilit në xhep iu gjet dhe bileta që kishte prerë për t’u kthyer në Shqipëri.

Ndërsa bëhet me dije se 28-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *