JiL.al - Jeto i Lumtur

Mbi 8 orë mbledhje qeverie, çfarë u diskutua në Dajt!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ka përfunduar pas më shumë se 8 orësh mbledhja e kabinetit qeveritar në Dajt.

Pas mbledhjes, kryeministri Edi Rama u largua nga rezidenca qeveritare së bashku me ministrat dhe pjesëmarrës të tjerë të këtij takimi.

Në takim mësohet se janë folur disa çështje kryesore, të tilla si rëndësia e komunikimit në rrjetet sociale, çështjet sociale, siguria dhe integrimi.

Kujtojmë se pas këtij takimi, më 8 Shtator, do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të bëhet një riparim i thellë i strukturave të partisë, duke përfshirë konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë të qarqeve.

Ky proces do të përcaktojë planin e aksionit të partisë për vitet në vazhdim dhe do të japë një pamje më të qartë për strategjitë zgjedhore dhe organizimin e brendshëm të PS-së.

Scroll to Top