Në Gjykatën e Shkallës të Fierit është paraqitur sërish sot eurodeputeti Fredi Beleri. Ky i fundit është paraqitur për të kërkuar lirimin me kusht. Tre seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.
Në fakt kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit teksa ndryshe nga herët e tjera, sot ka një interes më të madh nga mediat greke në ambientet pranë gjykatës.
Ish-kryebashkiak u i zgjedhur i Himarës është dënuar me dy vjet burg pasi akuzohet për blerje votash. Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, “Demokracia e Re” në zgjedhjet europiane të 9 qershorit.
Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.