Nis sot sesioni i ri parlamentar, zbardhet rendi i ditës

Editor
1 Min Read

Ditën e sotme do të bëhet hapja e sesionit të ri parlamentar.

Në orën 17:00 do të mbahet seanca ku do të mbajnë fjalën kryetarja Elisa Spiropali dhe krerët e grupeve parlamentare, Niko Peleshi, Gazment Bardhi, Mesila Doda dhe Agron Duka, përkatësisht kryetarë të grupeve të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, “Demokraci dhe Integrim” dhe “Aleanca për Ndryshim”.

Seanca normale me rend dite pritet që të zhvillohet më 12 Shtator, ditë kur është parashikuar të diskutohet edhe për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

RENDI I DITËS Në mbështetje të urdhrit nr.56, datë 28.8.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i ditës është si më poshtë: 1. Hapja e punimeve të sesionit të VII të legjislaturës së X, të Kuvendit të Shqipërisë. (Neni 74, pika 1, i Kushtetutës, neni 42, pika 1, i Rregullores) 2. Miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 25,26 dhe 30 korrik 2024. (Neni 44, pika 2, i Rregullores) 3. Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend. (Neni 44, pika 3, i Rregullores) – Fjala e Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali. – Fjala e kryetarëve të Grupeve Parlamentare.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *