GREQI- Një 54-vjeçare shqiptare është arrest uar ditën e sotme nga autoritetet greke. Bëhet me dije se 54-vjeçarja i vuri zjarrin makinës së ish-it të saj në zonën Linoperamat e Bashkisë Malevizi në Heraklion fundjavën e kaluar.
Makina pësoi dëme të mëdha materiale. Ndërkohë 54-vjeçarja shqiptare u arrestua nën akuzën për veprën penale të zjarrvënies me dashje.
Nga zjarri, ka mbetur e dëmtuar edhe një makinë e parkuar në afërsi të vendngjarjes.