IRANË- Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se Klaus Aliaj 33 vjeç, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë teksa këta të fundit tentuan ti kontrollojnë dhomën e hotelit ku ishte akomoduar.
Pas kryerjes së kontrollit në dhomën e Aliaj, u gjet dhe sekuestrua një sasi kokainë, si dhe një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak. Ndaj 33-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Nr. 2 ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Room”, i fokusuar në goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni ka rezultuar në arrestimin në flagrancë të një 33-vjeçari.
Shtetasi Klaus Aliaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar për veprat penale të “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Nr. 2 kanë ushtruar një kontroll në një dhomë hoteli në Rrugën e Kavajës, ku K. A. ishte akomoduar.
Gjatë ndërhyrjes, ky person nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë. Në kontrollin e dhomës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar narkotike kokainë, si dhe një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak.