Putin viziton Mongolinë. Nuk ka arrestim

Editor
1 Min Read

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po viziton Mongolinë, teksa shteti mikpritës nuk ka shfaqur shenja se do t’i dëgjojë thirrjet për arrestimin e tij në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) vitin e kaluar lëshoi fletarrestim për Putinin, të cilin e akuzon për dëbim dhe transferim të paligjshëm nga pjesët e pushtuara të Ukrainës për në Rusi.

Para vizitës, Ukraina i bëri thirrje Mongolisë që ta dorëzojë Putinin te gjykata në Hagë. Bashkimi Evropian, ndërkaq, shprehu shqetësime se Mongolia, shtet anëtar i GJNP-së, nuk do ta respektojë këtë fletarrestim.

Pavarësisht thirrjeve për respektimin e fletarrestimit, zyrtarët në Mongoli e pritën me nderime të larta Putinin.

Vizita e tij përkon me 85-vjetorin e fitores të trupave sovjetike dhe mongoleze ndaj ushtrisë japoneze në më 1939.

Ndryshe, Mongolia është anëtare e GJNP-së që nga viti 2003. Kremlini më herët ka deklaruar se nuk është “i shqetësuar” për këtë udhëtim.REL

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *