Fillimisht një saktësim për Kryeministrin që sheh komplote kudo dhe kujton se kritikët ndaj tij urojnë ta shohin turizmin të shndërrohet në një histori dështimi dhe jo suksesi. Të jetë i sigurt, nuk mund të ekzistojë një shqiptar brenda apo jashtë vendit që mos të kënaqet me sukseset ekonomike të vendit. Kur ekonomia ecën, gjithçka ecën. Ndërsa sa për sukseset “politike” apo “gjeopolitike” të Shqipërisë ato janë nocione subjektive ku është normale që debati të ekzistojë.
Por ekonom ia në vetvete nuk gënjen. Nëse turizmi i sjell prosperitet ekonomik vendit askush nuk do te hidhte balte mbi pushtetin. Edhe vete sistemi i kaluar komunist, që nga Brezhnjevi tek Enver Hoxha duke kaluar nga Cauçesku nuk do të kishte rënë nëse do të kishte treguar epërsi ekonomike. Pra, Edi Rama të rrijë i qetë. E ka dhe do ta ketë opinionin publik mbështetësin më të madh për turizmin por me kushtin që përtej fjalëve të ketë vepra, që turizmi nga shifra personash me shumë zero mbrapa, të shndërrohet në shifra në euro edhe me shumë zero mbrapa.