JiL.al - Jeto i Lumtur

U ekstradua nga Gjeorgjia, GJKKO merr vendimin për shtetasin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg shtetasin turk, Yalcin Hanci, i cili akuzohet nga SPAK si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 03.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të të pandehurit Yalcin Hanci dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Ardit Mustafaj dhe Bib Ndreca, bazuar në nenet 112, 232 pika 1 gërma “dh”, 238, 244 dhe 245 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr.113, datë 04.09.2024, vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, e caktuar me Vendimin nr. 2, datë 09.01.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurit Yalcin HANCI, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 298 paragrafi i parë, 28 pika 4, 333/a paragrafi i parë dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, brënda afatit ligjor.
Tiranë, më datë 04.09.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Scroll to Top