Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës izraelite në Mynih

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë Muzeut Nazist dhe Qendrës së Dokumentacionit dhe konsullatës izraelite në qendër të Mynihut

Gjermani/ Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës izraelite në MynihOficerë policie rrethojnë zonën pranë konsullatës izraelite

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë Muzeut Nazist dhe Qendrës së Dokumentacionit dhe konsullatës izraelite në qendër të Mynihut. Lajmin e kanë kanë raportuar mediat izraelite.

“Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje”, shkruajnë në platformën X autoritetet gjermane.

Sipas njoftimeve të policisë në kryeqytetin bavarez, policia ka qëlluar mbi një person të dyshimtë.

Më tej efektivët u bënë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet zonën midis Briennerstrasse dhe Karolinenplatz.

Ndërkohë faqja e internetit të revistës Focus thotë se ky episod mund të lidhet me 52 vjetorin e sulmit të Lojërave Olimpike të Mynihut në 1972 kundër atletëve të delegacionit izraelit nga organizata terroriste Shtatori i Zi.

Scroll to Top