Reshje të dendura kanë goditur rajonin e Piemontes në Itali, duke shkaktuar dëme shumë të mëdha. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhjetëra herë në Torino, Val di Susa dhe Val Chisone, ku janë regjistruar përmbytje të shumta. Siç raportohet në Feletto, një burrë 58-vjeçar është zhdukur pasi u mor nga rrjedha e përroit Orco ndërsa punonte me traktor. Në Val di Susa, lumi Gerardo ka vërshuar duke izoluar rreth 50 persona në disa fshatra.
Gjithashtu probleme ka pasur edhe në zonën e Savonës dhe Imperias për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë prekur rrugët dhe hekurudhën drejt kufirit me Francën. Ndërsa në Mattie, shembja e një ure ka lënë të izoluar 30 persona, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të përballuar dëmet. Në Savona, zjarrfikësit janë të zënë me përmbytje, rrëshqitje dhe heqjen e pemëve nga rrugët. Në Torino dhe rrethina, janë kryer mbi 30 shpëtime nga përmbytjet.