JiL.al - Jeto i Lumtur

Trafikonte lëndë narkotike, bie në pranga 22-vjeçari shqiptar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet belge.

Sipas mediave të huaja, i riu është kapur gjatë transportit të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.

Ishte ekipi i patrullimit që gjeti një automjet të dyshimtë në Koningin Astridlaan, cili ishte kapur nga rrjeti i kamerave ANPR më herët gjatë ditës.

Ata ndoqën automjetin deri në Brusselsesteenëeg, kur shoferi u identifikua si një person i shpallur më herët në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

22-vjecari shqiptar, në pamundësi për t’u arratisur, u vu në pranga në Europalaan nga policia belge.

 “Gjatë ecjes, nga automjeti u hodh një çantë, e cila u gjet nga policia. Në çanta kishte pako, gjithsej 4 kg kokainë, të cilat u sekuestruan”, tha zëdhënësja e policisë Elke Wauters.

Scroll to Top