Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në Bradashesh të Elbasanit, ku një automjet tip “Mercedes Benz” është përplasur me një tjetër automjet tip “Opel”.
Sipas burimeve paraprake, nuk raportohen të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Ndërkohë, shkaku i saktë i aksidentit mbetet ende i paqartë, por dyshohet se një parakalim i gabuar mund të ketë qenë faktori kryesor që çoi në përplasjen e dy automjeteve.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.