Rreth orës 20:55, në afërsi të fshatit Rëmbec, shtetasi L. Gj., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi L. Gj dhe pasagjerja në automjet, shtetasja G. H., po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.