Zjarr në një depo armësh, qindra banorë evakuohen

Editor
2 Min Read

Në Ukrainë, Forcat e Mbrojtjes Ajrore raportuan më 7 shtator se janë duke bërë përpjekje të mbrohen në gjithë vendin nga sulmet masive ruse. Sipas tyre, 67 dronë me rreze të gjata veprimi u rrëzuan gjatë mbrëmjes. Mbrëmjen e 6 shtatorit u vra një person në qytetin juglindor Pavlohard të rajonit Dnipropetrovsk, si pasojë e sulmeve raketore, ndërsa 64 të tjerë u plagosën. Forcat ruse janë duke carë përpara në drejtim të qytetit strategjik Pokrovsk në rajonin Donjeck të Ukrainës, ku ekipi i shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë nga afërsia e vijës së frontit e xhiroi fshatin Novohrodivka duke u djegur.

Tre njerëz u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në Kostiantynivka, që ndodhet në verilindje të Pokrovsk, thanë autoritetet rajonale më 7 shtator. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, më 6 shtator u bëri thirrje partnerëve aleatë në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Gjermani ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët e tyre për të goditur më thellë brenda tokës ruse.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha pas takimit se asnjë armë e vetme ushtarake nuk është vendimtare për Ukrainën për t’u mbrojtur nga pushtimi i plotë rus, dhe se përdorimi i armëve amerikane për sulme thellë brenda në Rusi nuk do ta kthente luftën në dobi të Ukrainës. /rel

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *