JiL.al - Jeto i Lumtur

Hiqen bllokadat në pikat kufitare në veri të Kosovës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prishtine – Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin e Serbisë.

Ministri Sveçla ka theksuar se kanë marrë vendim për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak, të cilët u mbyllën dje.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak.

Autoritetet në Prishtinë kanë vendosur që të ndalojnë qarkullimin në Merdarë dhe Bërnjak pas bllokadës nga qytetarët serbë përtej kufirit me Kosovën. Ndryshe është situata në Jarinjë, pikë kufitare e cila është e qarkullueshme.

Po ashtu qytetarët mund të lëvizin edhe nga pika kufitare të tjera me fqinjin verior të cilat janë më të vogla. Nga bllokada nuk u prek as kufiri me Malin e Zi ndonëse serbët kishin njoftuar se edhe aty do të protestonin.

Kosova dje mbylli Merdarën e Bërnjakun për shkak se këta persona të maskuar ia bllokuan lëvizjen vetëm shqiptarëve, qofshin edhe ata të diasporës, ndërsa serbët i lanë të kalonin.

Scroll to Top