Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, është takuar me Kryepeshkopin Janullatos këtë të shtunë, i shoqëruar edhe nga kandidati për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria.
Në një postim në gjuhën greke në Facebook, Beleri zbuloi edhe dhuratën e veçantë që Janullatosi i kishte bërë.
“Menjëherë pas lirimit tim, vizitova Eminencën e tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas. Ai më dhuroi të njëjtin imazh të Virgjëreshës Mari që u var në qelinë time për 16 muaj dhe më jepte forcë çdo ditë”, tha Beleri.