Policia në Elbasan ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka përplasur një motor dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Efektivët shprehen se kanë gjetur e sekuestruar një automjet tip Benz.
“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur më datë 07.09.2024, në lagjen “28 Nëntori”, ku u përplasën një automjet me një motomjet, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit H. O., 62 vjeç”, thuhet në njoftim.