PS ndez motorët për përballjen elektorale për të fituar mandatin e 4 të PS-së në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen pranverën e ardhshme teksa PD emëroi 12 drejtuesit politik në qarqe.
Përveç ndryshimeve të rëndësishme sa i takon drejtuesve politikë dhe kryesisë së re, kryeministri Edi Rama nuk kurseu mesazhet politike në fjalën e tij të gjatë në Asamblenë Parlamentare të Partisë Socialiste.
Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në një studio televizive, shprehu bindjen se dje pamë një komunikim në distancë mes Ramës dhe Berishës me kalkulime për fitore ose humbje.
Ai tha se ndryshimi mes të dyve është puna në terren që po bën PS, në krahasim më opozitën.
“Dje kishim një komunikim në distancë mes Ramës dhe Berishës, edhe pse në distancë ju drejtuan njëri tjetrit me mesazhe që dhanë.
Rama foli për mandate që do ti takojnë opozitës pas zgjedhjeve, pra i dha një mesazh. Fakti që bën një deklaratë ka një kalkulim, nuk është as punë blerje votash, as patronazhim, por është një kontest i punës së bën në terren PS, dhe se si po jep efekt opozita dhe Berisha në katin e 8, të izoluar.”
Për Dyrnjajën, kryeministri Rama dha dje dy mesazhe kryesore për mirëqenie financiare dhe transferim elitash brenda partisë, teksa Berisha sipas tij, paraqiti 12 persona të konsumuar politikisht.
“Rama dha dje dy mesazhet kryesore. Shqipëria e ndryshuar në mirëqenie financiare pas 2-30 dhe tha se do flasim me fakte, jo thjeshtë me fjalë, do ketë një mirëqenie të konsoliduar financiar dhe pjesa tjetër ishte transferimi i PS te gjenerata tjetër.
Pra çfarë po ndodh në PS, ajo që po interpretohet se po përjashtohen socialistët, po lihen me një anë socialistët, në fakt është një proces që në kokën e Ramës është një strategji për të bërë qarkullimin politik të partisë për të kaluar nga njëri brez të tjetri përmes vazhdimësisë.
Ka një shpërndarje të përgjegjësisë që të gjithë të ndjehen të angazhuar dhe jo të përjashtuar, është e kundërta, pra, duke mbajtur ujin e ndenjur, siç po qëndron te krahu tjetër i PD-së, që d.m.th. rotacioni brenda sistemit politik të partisë.
Nëse Berisha paraqet njerëzve 12 persona ta konsumuar politikisht si drejtues qarqesh dhe u thotë njerëzve që në PS ai i ka zhdukur në PS, në fakt socialistët po e mbajnë PS në pushte dhe jo vetëm ata, sepse aty ka ngjarje rotacioni, edhe pse Rama është ai që votëbesohet.“