Bllokohet Rruga e Arbrit, varg kilometrik automjetesh

Editor
1 Min Read

Qarkullimi i automjeteve në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit pak kilometra larg Tiranës është bllokuar pasditen e sotme. Gjatë gjithë javës qytetarët që lëvizin në drejtim të Qarkut Dibër apo Maqedonisë së Veriut si dhe anasjelltas përballen me bllokim të qarkullimit në afërsi të tunelit të Shkallës së Tujanit.

Për shkak të punimeve që po bëhen për rivitalizimin e skarpatave rruga bllokohet si pasojë e dherave por edhe gurëve që dalin nga punimet. Nga pamjet në vendin e ngjarjes duket qartë sesi makinat janë të bllokuara ndërsa shihet udhëtarët jashtë mjeteve të cilët presin për zgjidhjen e problemit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *