Suedia publikon pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh, që do të përfshijë mjete ushtarake dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Megjithatë, Qeveria suedeze tha se aktualisht nuk ka në plan që t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë.

Kjo do të jetë pakoja e 17-të që Suedia do t’i dërgojë Ukrainës, që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022. Pakoja e fundit e ndihmës do të përfshijë gjashtë mjete sulmuese detare CB90, sisteme portative kundërajrore si dhe municione për armët e dhuruara më herët, përfshirë për makinat sulmuese të këmbësorisë, CV90.

Scroll to Top