Mbi 150 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur si pasojë e tajfunit “Yagi” i cili prej disa ditësh ka goditur Vietnamin dhe vendet përreth.
Rreth 210,000 hektarë të mbjella u shkatërruan, thanë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, teksa dëmet janë të pallogaritshme.
Autoritetet nuk specifikuan nëse numri i ri i vdekjeve merr parasysh rrëshqitjen e dheut që la 22 të vdekur dhe 73 të zhdukur në provincën Lao Cai.
Moti i keq ndërpreu energjinë elektrike për miliona familje dhe kompani, përmbyti autostradat, ndërpreu rrjetet e telekomunikacionit, rrëzoi mijëra pemë dhe ndaloi aktivitetin ekonomik për shumë qendra industriale.
Para se të godiste Vietnamin, Yagi goditi Kinën jugore dhe Filipinet, duke vrarë të paktën 24 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.