Bie në kontakt me rrymën duke kryer punime, humb jetën 43-vjeçari

Editor
1 Min Read

Një 43-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Roskovec. Mësohet se S.B 43 vjeç, ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike teksa kryente punime në banesën e E.K.

Ky i fundit është shoqëruar në stacionin e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

‘Rreth orës 12:15, në qëndrën shëndetsore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec.Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *