DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Mësohet se 22-vjeçari Y.B, i cili ishte pjesëtar i ekuipazhit, ka rënë nga shkallët e anijes kur për pasojë ka humbur jetën në vend.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.