Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët banes

Editor
1 Min Read

SHKODËR- Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Shkodër. Mësohet se për shkak të shpërthimit, banesa e 51-vjeçarit N.G është përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në lagjen “Guerrile”, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. G., 51 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin. Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *