Çështja e emigrantëve, Britania hedh ‘sytë’ nga Italia për ndihmë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Britanisë të mos kopjojë qasjen e Italisë në përpjekjen për të ulur numrin e emigrantëve që mbërrijnë në brigjet e saj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgewell, Kryeministri britanik Keir Starmer shkoi në Romë këtë javë për të mësuar më shumë rreth suksesit të Italisë për trajtimin e migracionit, pasi një numër i madh njerëzish mbërrin me varka të vogla në Britani përmes Kanalit të La Manshit.

Në një kamp të improvizuar afër portit francez Calais, një grup emigrantësh, kryesisht sudanezë, presin për mundësinë e parë për të shkuar në Britani. Javën e kaluar tetë persona u mbytën duke kaluar Kanalin e La Manshit me varka të vogla. Emigrantët, të cilët kërkuan të mos identifikohen, thonë se janë të vendosur për të shkuar në Britani.

Scroll to Top