JiL.al - Jeto i Lumtur

Ngacmoi se*ksualisht pacienten, arrestohet infermieri i Urgjencës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet infermieri i Urgjencës së Spitalit të Pogradecit.

‘Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ngacmim seksual”

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 17.09.2024, në televizionin “Klan”, gjatë emisionit investigativ “STOP”, janë shfaqur pamjet filmike ku shtetasi M.M, me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit Pogradec, është denoncuar nga një shtetase me pretendimin se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, informon policia.

Scroll to Top