Një 35-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë. Mësohet se K.J 35 vjeç, kishte përshtatur lokalin për shitjen e dhjetëra dozave kanabis.
Pas kontrolleve në lokal u gjetën dhe sekuestruan 180 doza të lëndës narkotike kanabis gati për shitje, dhe një shumë parash (40 900 lekë dhe 80 euro), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.