Policia e Kosovës thotë se gjatë muajit gusht të këtij viti ka sekuestruar 71 armë zjarri pistoleta, të cilat raportohet se janë përdorur nëpër dasma dhe gëzime familjare. Gjithashtu, 70 persona janë arrestuar dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore nga përdorimi i armës.
“Gjatë muajit Gusht 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 74 raportime nga qytetarët, ka hapur 121 raste, ka konfiskuar 71 armë, ka konfiskuar 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe raporton se 3 persona kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftim.