JiL.al - Jeto i Lumtur

Sherifi vret gjykatësin në zyrën e tij pas debatit në SHBA

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Hetuesit në SHBA po përpiqen të përcaktojnë motivet e sakta të një sherifi të Kentucky që ka qëlluar për vdekje dje ndaj një gjykatësi të rrethit, pas një debati në zyrën e viktimës, tha policia e Kentucky.

Gjykatësi Kevin Mullins, 54 vjeç u gjet i vdekur dje pasdite me plagë arme zjarri në gjykatën e Whitesburg. Sherifi 43 vjeçar Shawn M. Stines, roli i të cilit përfshin dhe sigurinë personale të gjykatësve, ka qëlluar për vdekje Mullins pas një argumenti brenda zyrës, mësohet prej hetimeve paraprake.

Stines ishte dorëzuar pas ngjarjes dhe u arrestua pa incidente, thane zyrtaret.

Vrasja vjen vetëm dy javë pasi komuniteti në Kentucky u shokua nga një shkëmbim zjarri në autostradë ku mbetën pesë njerez të plagosur, ndërsa tre ditë më parë një oficer i policisë së Russell County u qëllua për vdekje gjatë detyrës, njoftonin zyrtarët vendas.

Në kohën e ngjarjes kishte njerëz të tjerë në ndërtesë por jo në dhomat e gjykatësit, ndersa nuk u raportua për të tjerë të plagosur. Hetimet vijojnë, shkruan rrjeti CNN.

Scroll to Top